Tjetër foto, tjetër gafë e Cameron

20/09/2013 00:00

Tjetër foto, tjetër gafë për kryeministrin britanik, David Cameron. Kunata e kreut të qeverisë britanike, pak para martesës së saj postoi në rrjetet sociale një foto si kujtim.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe…nëse pas saj nuk do të shihej kryeministri Cameron i shtrirë në krevat me këmbët zbathur, ndersa prane kishte edhe valixhen e kuqe, ku mban korrespondencen nderministrore. Fotoja është publikuar fillimisht në Instagram dhe më pas është marrë nga tabloidët britanikë që s’mund t’u shpëtonte një rast i tillë.

I sapokthyer nga samiti i G20 në Shën Pjetërburg të Rusisë, Cameron ka përfituar nga rasti të shlodhet pak para se të nisjes për në ceremoninë martesore të kunatës së tij, Alice Sheffield.

Përvecse kunatë, Alice në të shkuarën ka punuar si asistente e Cameron, ndërsa tani drejton një linjë kozmetike.

Pikërisht cermonia martesore e saj pengoi Cameron që të marrë pjesë në lojërat “Highland Games” së bashku me familjen mbretërore, ashtu sikundër e do tradita.

Pak ditë më parë, David Cameron ishte viktimë e një shakaje aspak të pakëndëshme për të. Gjatë fotografisë së kortezisë me lojtarët e regbisë të Britanisë së Madhe, Manu Tuilagi, lojtar i kombëtares angleze, pa u menduar dy herë bën “veshët e lepurit” pas shpinës së Cameron.

Pas publikimit të fotos, vetë lojtari i regbisë ka kërkuar ndjesë në Tëitter: “Qëllimi im nuk ishte për të ofenduar askënd. Megjithatë kërkoj ndjesë për gjestin e pamatur që bëra”, shkruajti ai.

Top Channel