Një foshnje 5-muajshe mbeti e vdekur në një aksident tragjik të ndodhur në një aeroport spanjoll, pasi ngeci në një karuzel të dorëzimit të valixheve.
Nëna e fëmijës, një shtetase amerikane, kishte marrë një fluturim të vonë nga Londra për në Alikante, raportuan burime të aeroportit.
Ajo kishte vendosur fëmijën brenda një karroce, të cilën e pozicinoi gjatë pritjes në aeroport mbi një karuzel të paaktivizuar, i cili nisi punën automatikisht pasi kishte sensorë që mundësonin transportimin e bagazheve automatikisht kur përceptohej peshë karuzel.
Policia spanjolle informoi se është duke hetuar rastin, edhe pse duket pothuajse qartësisht se bëhej fjalë për një aksident.
Mjekët u përpoqën të asistonin fëmijën, por ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Prindërit kishin udhëtuar me të porsalindurin në Alikante për pushime.
Top Channel