Siria kërkon bisedime

20/09/2013 00:00

Zëvendëskryeministri sirian tha se lufta civile në Siri është në
udhëkryq, asnjëra prej paleve nuk është aq e fortë sa të fitojë. Kadri
Xhamil i tha gazetës britanike “The Guardian” se gjatë bisedimeve të
paqes që janë parashikuar të zhvillohen në Gjeneve, Damasku do t’u
kërkojë armepushim grupeve kundërshtare.

“As opozita dhe as rregjimi nuk janë në gjendje të mposhtin njeri-tjetrin. Dhe kjo balancë zero-sic e quajti ai- nuk do të ndryshojë”.Xhamil shpjegoi se ai po fliste në emër të qeverisë siriane. Sipas zëvendëskryeministri sirian – nëse rinisin bisedimet e paqes, qeveria do të propozojë një armëpushim që do të monitorohet nga ushtare te vendeve neutralë apo atyre miq.

“Kjo do t’i hapë rrugën një procesi paqësor politik- tha ai- I pandikuar nga ndërhyrjet e jashtme”. Ai i tha gazetes britanike ”The Guardian” se ekonomia siriane ka pësuar humbje katastrofike në luftën civile, që nisi ne vitin 2011. Analistët thonë se komentet e tij do të refuzohen nga opozita siriane, thellesisht dyshuese për të biseduar për reforma dhe demokracinë.

Sipas tyre, fjalët e tij duken të nxitura nga Rusia, nje shtyse per t’u përgatitur për bisedimet e paqes. Xhamil është një ish-komunist, partia e të cilit mori pjesë në protesta kundër qeverisë në fillim të kryengritjes.
 
Në terren, grupimet e lidhur me Al Kaeden mbajne nen kontroll qytetin verior te Azaz-it, duke ia marre ate grupit te mbeshtetur nga perendimit, i njohur si Ushtria e Lire Siriane. Grupi islamik “Shteti ne Irak dhe Siri” qe njihet si ISIS raportohet se ka kryer disa arrestime te aktivisteve, gazetareve madje edhe gjykates. Ekspertet i kane cilesuar keto zhvillime “si lufte brenda luftes”.

Shtetet e Bashkuara i bene thirrje Keshillit te Sigurimit te veproje për armet kimike te Sirisë.Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri i kerkoi Keshillit te miratoje nje rezolute detyruese, kur te mblidhet javen e ardhshme.

Nderkohe Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani – permes nje artikulli ne “ëashington Post”, u shpreh i gatishem per te ndihmuar ne arritjen e paqes ne Siri, ne kuader te te ashtuquajturit “angazhim konstruktiv” me vendet e tjere.

Mbi 100 mijë persona kanë humbur jetën gjate konfliktit, duke iu referuar shifrave të Organizates se Kombeve te Bashkuara, ndersa miliona te tjere kanë braktisur shtepite apo rezultojne të pastrehe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB