Siria dorëzon të dhëna për armët kimike

20/09/2013 00:00

Siria po dorëzon të dhënat e arsenalit të armëve kimike që zotëron, pjesë e marrëveshjes SHBA-Rusi të arritur gjatë bisedimeve në Gjenevë mes Sekretarit të Shtetit, John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Marrëveshja shmangu sulmin ushtarak amerikan ndaj regjimit të presidentit Bashar al Assad dhe përcakton vendosjen e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar për t’iu nënshtruar procesit të shkatërrimit të tyre.

Lajmi për dërgimin e të dhënave konfirmohet nga Organizata për Ndalimin dhe shkatërrimin e Armëve Kimike, me bazë në Hagë. Drejtuesit e dhe ekspertët e kësaj organizate thanë se gjatë ditëve në vazhdimj presin të tjera të dhëna më të hollësishme nga Siria dhe për këtë anuloi një takim të parashikuar për të dielën.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe vendet e tjera perëndimore vendosën ditën e shtunë si afatin përfundimtar për Sirinë që të dorëzojë të gjithë informacionin e nevojshëm mbi armët e saj kimike, llojet, sasinë dhe vendndodhjen e tyre.

Më 21 gusht, në rrethinat e Damaskut u ndërmor një sulm me armë kimike ku gjetën vdekjen mbi 1400 persona, 400 prej të cilëve fëmijë. SHBA kërcënoi me ndërhyrje ushtarake pas këtij sulmi dhe fajësoi për këtë presidentin Bashar al Assad. Kombet e Bashkuara e cilësuan sulmin si krim lufte, ndërsa vetë Assad mohoi akuzat duke fajësuar për sulmin grupet rebele.

Kërkohen bisedime

Zëvendëskryeministri sirian tha se lufta civile në Siri është në udhëkryq, asnjëra prej paleve nuk është aq e fortë sa të fitojë. Kadri Xhamil i tha gazetës britanike “The Guardian” se gjatë bisedimeve të paqes që janë parashikuar të zhvillohen në Gjeneve, Damasku do t’u kërkojë armepushim grupeve kundërshtare.

“As opozita dhe as rregjimi nuk janë në gjendje të mposhtin njeri-tjetrin. Dhe kjo balancë zero-sic e quajti ai- nuk do të ndryshojë”.Xhamil shpjegoi se ai po fliste në emër të qeverisë siriane. Sipas zëvendëskryeministri sirian – nëse rinisin bisedimet e paqes, qeveria do të propozojë një armëpushim që do të monitorohet nga ushtare te vendeve neutralë apo atyre miq.

“Kjo do t’i hapë rrugën një procesi paqësor politik- tha ai- I pandikuar nga ndërhyrjet e jashtme”. Ai i tha gazetes britanike ”The Guardian” se ekonomia siriane ka pësuar humbje katastrofike në luftën civile, që nisi ne vitin 2011. Analistët thonë se komentet e tij do të refuzohen nga opozita siriane, thellesisht dyshuese për të biseduar për reforma dhe demokracinë.

Sipas tyre, fjalët e tij duken të nxitura nga Rusia, nje shtyse per t’u përgatitur për bisedimet e paqes. Xhamil është një ish-komunist, partia e të cilit mori pjesë në protesta kundër qeverisë në fillim të kryengritjes.
 
Në terren, grupimet e lidhur me Al Kaeden mbajne nen kontroll qytetin verior te Azaz-it, duke ia marre ate grupit te mbeshtetur nga perendimit, i njohur si Ushtria e Lire Siriane. Grupi islamik “Shteti ne Irak dhe Siri” qe njihet si ISIS raportohet se ka kryer disa arrestime te aktivisteve, gazetareve madje edhe gjykates. Ekspertet i kane cilesuar keto zhvillime “si lufte brenda luftes”.

Shtetet e Bashkuara i bene thirrje Keshillit te Sigurimit te veproje për armet kimike te Sirisë.Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri i kerkoi Keshillit te miratoje nje rezolute detyruese, kur te mblidhet javen e ardhshme.

Nderkohe Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani – permes nje artikulli ne “ëashington Post”, u shpreh i gatishem per te ndihmuar ne arritjen e paqes ne Siri, ne kuader te te ashtuquajturit “angazhim konstruktiv” me vendet e tjere.

Mbi 100 mijë persona kanë humbur jetën gjate konfliktit, duke iu referuar shifrave të Organizates se Kombeve te Bashkuara, ndersa miliona te tjere kanë braktisur shtepite apo rezultojne të pastrehe. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB