Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të konkurrojë për një mandat të katërt në vitin 2018.
“Nuk e përjashtoj këtë mundësi”, tha Putin gjatë një debati me ish-kryeministrin francez, Francois Fillon, gjatë një takimi në krahinën ruse të Novgorodit, në Valdai.
Që prej mandat të parë në vitin 2000, 60-vjeçari Putin ka fituar tre mandate të tjera, por kushtetuta që pengon një mandat të tretë radhazi e largoi nga pushteti në 2008-n.
Në periudhën deri në 2012-n, kur me ndryshime kushtetuese mandati presidencial u zgjat në gjashtë vjet, Putin shërbeu si kryeministër.
Zgjedhjet e fundit presidenciale u akuzuan për parregullsi nga ana e vëzhguesve ndërkombëtare, ndërsa opozita organizoi manifestimet më të mëdha që nga koha e komunizmit kundër manipulimeve.
Top Channel