Trump njofton armëpushim 2-javor me Iranin: Kemi marrë një propozim me 10 pika nga Teherani, besoj se…
Ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka kritikuar ashpër Rusinë për
legjislacion dhe qëndrimin e saj anti gay, Presidenti Vladimir Putin nuk
humb rastin që ta konfirmojë sërish këtë duke përmendur edhe emra të
njohur.
Gjatë një takimi me ekspertë në atë që njihit si Klubi i Valdai, Putin tha se sikur Berlusconi të ishte gay, jo vetëm që nuk do të dënohej, por askush nuk do ta prekte me një gisht.
Në takim ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri italian Romano Prodi, i cili mbajti distancë dhe shprehu pakënaqësi për deklaratën e Putin.
‘E vlerëson shumë Prodin, ashtu si edhe Berlusconi-n-deklaroi Putin, ndërsa Prodi shtrembëroi buzët për krahasimin- E di që mes jush nuk ka një raport të mirë, por Berlusconi po gjykohet sepse jeton me femra. Po të ishte gay, askush nuk do ta prekte-vijoi lideri i Kremlinit. Më pas ai theksoi edhe një herë pikëpamjen e tij kundër martesave gay: ‘Europianë po zhduken. Martesat mes njerëzve të të njëjtit seks nuk sjellin fëmijë. Politikat që barazojnë familjet me shumë fëmijë me martesat mes njerëzve të të njejtit seks, janë si të barazosh besimin në Zot me atë tek satanai-deklaroi Putin, i cili shtoi se duhet respektuar e drejta e cdo minoriteti për të qenë i ndryshëm, por kurrësesi nuk duhen vënë në dyshim të drejtat e shumicës.
Top Channel