Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë
Ende pa u mbushur java nga masakra e Uashingtonit, ku një ish-ishtarak
vrau 12 persona, një tjetër incident i tillë i frikshme ka tronditur
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
12 persona, mes të cilëve një fëmijë 3 vjec, mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave brenda një parku një qytetin e Cikagos. Sipas gazetës ‘Chicago Tribune’ 4 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra nga plumbat.
Mësohet se policia ka rrethuar një fushë publike basketbolli ku kanë ndodhur të shtënat. Policia amerikane tha se nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar për ngjarjen, ndërsa hetimet vazhdojnë. Mediat lokale spekulojnë se nuk bëhet fjalë për një vrasës të cmendur që hap zjarr mbi njerëzit si në rastin e Washingtonit, por për një konflikt mes bandave.
Një ditë më parë, FBI publikoi statistikat e vrasjeve në rang kombëtar ku Cikago mori vendin e parë si qyteti me më shumë vrasje në SHBA, duke ia kaluar për herë të parë New York-ut që ka 3 herë më shumë banorë.
Top Channel