Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë
Persona të armatosur sulmuan me armë forcat e sigurisë në kryeqytetin Nigerian, Abuja dhe raportimet flasin për dhjetra persona të vrarë.
Sulmi ndodhi në orën 03:00 me orën lokale dhe mbërriti pak orë pas një operacionit të gjërë të ushtrisë nigeriane në veri të vendit ku u sekuestrua një arsenal i madh armësh që mendohet se përdorej nga militantët ekstremistë të Boko Haram që veprojnë në zonë.
Autoritetet nuk dhanë detaje për numrin e personave të vrarë, por dëshmitarët thanë për BBC se në rrugë janë parë persona të vdekur.
Radikalët islamikë të Boko Haram veprojnë kryesisht në veri të vendit, ku në muajin maj autoritetet nigeriane shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe nisën një operacion masiv për të kundër ekstremistëve.
Pikërisht në veri, në një sulm të militantëve të Boko Haram ditën e enjte u raportuan 87 viktima në veri. Të maskuar me veshje ushtarake, militantët ngritën postoblloqe në afërsi të qytetit të Benisheikut dhe qëlluan disa dhjetëra civilë pasi i kishin detyruar të dilnin nga makinat.
Boko Haram” është një organizatë terroriste me lidhje të ngushta me Al-Kaedën, e cila synon të krijojë një shtet islamik në Nigeri.
Top Channel