
Në takimin e pare pas marrjes se detyres si kryetar i Kuvendit, Ilir
Meta i ka konfirmuar të dërguarit të Washingtonit në Tiranë se do të
jetë garanti i zgjerimit të hapësirave të opozites në Parlament, një
shqetësim i bashkësisë ndërkombëtare për përfshirjen e opozitës në
kushtet e një mazhorance të madhe.
“Shpresoj që Partia Demokratike të kontribuojë për të pasuruar më tej, duke qenë konstruktive, duke qenë propozuese dhe duke i qëndruar angazhimeve të saj që do të mbështesë cdo nismë që ndihmon procesin e integrimit europian të vendit”, tha Meta.
I inkurajuar nga garancia qe kryeparlamentari i dha per opoziten ne Kuvend, diplomati amerikan deklaroi se ajo qe pritet nga Shqiperia eshte progresi i saj drej nje vendi normal.
“Nëse i referohemi fjalorit, ‘normal’ nuk do të thotë ‘e shkëlqyer’, por nënkupton që gjërat funksionojnë ashtu siç duhet të funksionojnë. Eshtë e drejtë të thuhet që Shqipëria dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare është duke mos parë drejt Parlamentit të këtij vendi, që ai të funksionojë në mënyrë normale. Kjo nuk do të thotë që të mos ketë diskutime të zjarrta dhe pasionante, sepse kjo është pjesë e politikës, por është e rëndësishme që këto debate të jenë konstriktive në mënyrë që të çojnë përpara interesin e vendit”, tha Arvizu.
Top Channel