Dy gjermanë bëjnë “shaka” në Luvër, ngjisin dy piktura me shirit pranë Mona Lizës, por… përfundojnë në komisariat
Të paktën 87 persona mbetën të vrarë në një sulm të ndërmarrë nga militantët ekstremistë të “Boko Haram”-t në Nigerinë Veriore, lajmëruan mediat ndërkombëtare.
Të maskuar me veshje ushtarake, militantët ngritën postoblloqe në afërsi të qytetit të Benisheikut dhe qëlluan disa dhjetëra civilë pasi i kishin detyruar të dilnin nga makinat.
Njëkohësisht, ata i vunë flakën disa fshatrave të zonës.
“Boko Haram” është një organizatë terroriste me lidhje të ngushta me Al-Kaedën, e cila synon të krijojë një shtet islamik në Nigeri.
E formuar në vitin 2009, si rrjedhojë e luftës së kësaj organizate me autoritetet kanë gjetur me mijëra nigerianë.
Si rrjedhojë e mungesës së stabilitetit në veriun e vendit, në shtetin e Bornos është shpallur gjendja e jashtëzakonshme që prej muajit maj.
Top Channel