Masakër në Nigeri, të paktën 87 të vrarë

20/09/2013 01:55

Të paktën 87 persona mbetën të vrarë në një sulm të ndërmarrë nga militantët ekstremistë të “Boko Haram”-t në Nigerinë Veriore, lajmëruan mediat ndërkombëtare.

Të maskuar me veshje ushtarake, militantët ngritën postoblloqe në afërsi të qytetit të Benisheikut dhe qëlluan disa dhjetëra civilë pasi i kishin detyruar të dilnin nga makinat.

Njëkohësisht, ata i vunë flakën disa fshatrave të zonës.

“Boko Haram” është një organizatë terroriste me lidhje të ngushta me Al-Kaedën, e cila synon të krijojë një shtet islamik në Nigeri.

E formuar në vitin 2009, si rrjedhojë e luftës së kësaj organizate me autoritetet kanë gjetur me mijëra nigerianë.

Si rrjedhojë e mungesës së stabilitetit në veriun e vendit, në shtetin e Bornos është shpallur gjendja e jashtëzakonshme që prej muajit maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA