Kosova është vendi më i pasigurt në rajon sa i përket sigurisë dhe krijimt të kushteve për investitorët potencialë nga jashtë.

Të paktën 65% e të intervistuarve potencialë janë shprehuar se ligji aktual për mbrojtjen e investitorëve nuk iu ofron siguri dhe për këtë shkak hezitojnë të hapin bizese në Kosovë.

Një hulmutim i bërë nga Oda Ekonomike e Kosovës tregon se problem tjetër mbeten kamatat shumë të larta të bankave, TVSH-ja e lartë për lëndë të parë, stabiliteti ekonomik, politika dhe infrastruktura, proçedurat për marrjen e lejeve për ndërtim, legjislacioni jo gjithmonë i qartë, mbrojtja e investimeve dhe mungesa e arsimimit profesional janë barrierat kryesore për të investuar në Kosovë.

Sekretari i OEK-ut, Berat Rukiqi, i cili prezantoi të dhënat, theksoi se mosmbrojtja me ligj veçanërisht nga ndikimi politik ndikon drejtpërdrejtë tek investitorët potencialë.

“Korniza ligjore për mbrojtjen e investitorëve të huaj, sidomos mosmbrojtja nga ndikimi politik, mbetet një nga çështjet më problematike për invesitotorët e huaj. Lajmi i mirë është që në masën e madhe mbi 77% e investitorëve të huaj konsiderojnë që prapë do të investonin në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër jo nëse do e merrnin vendimin tani”, deklaroi Rukiqi.

Në raportin e OEK për Gjetjet mbi ambientin investivues, shefi i zyrës Safet Gërxhaliu theksoi se sipas anketës së realizuar janë pikërisht Odat më promovuese sesa institucionet e thirrura për këtë çështje.

“Del se këto Oda Ekonomike janë më promovuese dhe më informuese për investitorët e huaj se vetë agjencitë e ndryshme qeveritare. Dhe kur bëhet një paralele mes buxhetit që kanë këto Oda Ekonomike dhe buxhetit që kanë këto agjenci institucionale del vërtet diçka që duhet të na obligojë të gjithëve, qoftë në aspektin publik qoftë në atë privat, që për odat të bëhet më tepër”, tha Gërxhaliu.

Megjithatë, bazuar në raport një përqindje e madhe e investitorëve kishin deklaruar se e shohin Kosovën si mundësi të mirë për të investuar.

Gjatë prezantimit të të dhënave merrnin pjesë përfaqësues të nëntë Odave Ekonomike në vend. Rezultatet e raporit janë bazuar në mostrat e 28 kompanive më të mëdha investuese në vend.

Top Channel