Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë
Të paktën 40 persona janë vrarë kur militantë të Al Kaedës kryen sulme simultane ndaj objektivave ushtarake në jug të Jemenit.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave dy autobomba shpërthyen në një kamp në provincën Shabua, duke vrarë rreth 30 ushtarë dhe plagosur disa të tjerë.
Ndërsa në sulmin e dytë, persona të armatosur qëlluan dhe vranë 10 ushtarë të tjerë në qytetin e Maifas.
Qeveria jemenase po lufton kundër Al Kaedës në Gadishullin Arabik, por shpesh herë organizata terroriste ka goditur objektiva ushtarakë.
Vitin e kaluar, një ofensivë madhore e ushtrisë, e mbështetur edhe nga avionët amerikanë të telekomanduar, detyroi anëtarët e grupit që të braktisnin qytetet në jug të vendit, që i kishin marrë nën kontroll gjatë kaosit të Pranverës Arabe.
Analisti i BBC për çështjet arabe, Sebastian Usher deklaron se sulmet, nëse vërtet janë kryer nga Al Kaeda, tregon se militantët janë ende në gjendje të organizohen, pavarësisht se kanë humbur shumë anëtarë dhe liderë të rëndësishëm nga sulmet amerikane.
Sulmet duket se kanë qenë të mirëorganizuara dhe autoritetet deklarojnë se ato u kryen të premten në agim, në momentin kur kishte ende mjegull.
Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se autobomba shpërtheu mes një grupi ushtarësh teksa shoferi i saj tentoi të hynte në kampin ushtarak.
Ndërsa një makinë tjetër e mbushur me eksploziv mendohet të ketë shpërthyer brenda ambjenteve të repartit, shtojnë më tej agjencitë botërore të lajmeve.
Top Channel