Humbje rekord për “Blackberry”

20/09/2013 22:30

Një prej gjigantëve botërorë të prodhimit të “smartphone”, “Blackberry” pësoi një rënie rekord prej 20% të vlerës së aksioneve gjatë të premtes.

Reagimi i investitorëve erdhi pasi kompania postoi një bilanc tepër negativ dhe informoi për shkurtimin e 4 500 vendeve të punës ose rreth 40% e punonjësve të saj në total.

Bilanci i tremujorit të dytë të 2013-s do të publikohet zyrtarisht nga kompania gjatë javës së ardhshme, por ndërkohë janë paralajmëruar humbje prej rreth një miliardë dollarë.

Një prej kompanive lider të tregut të “smartphone”, “Blackberry” ka përjetuar në vitet e fundit një krizë gjithmonë e më të thellë financiare, për shkak të pamundësisë për t’u përshtatur në kohë me tregun dhe me konkurrencën e fortë të gjigantëve si “Apple” apo “Samsung”.

Në muajin gusht, kompania pranoi për herë të parë publikisht se është duke studiuar mundësinë e shitjes së saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA