Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë Fushata e zgjedhjeve në Gjermani ka hyrë në fazën e fundit, përpara mbajtjes se zgjedhjeve te përgjithshme të 22 shtatorit.
Sondazhi i Politbarometrit nga grupi Forshungs, që u publikua më 19 shtator, tregoi se diferenca mes koalicionit te qendres se djathte te kryesuar nga Angela Merkel dhe partive te majta nen drejtimin e Pir Shtajnbryk, eshte 1 % .
Kancelarja gjerman, vajza e një prifti protestant nga Gjermania Lindore synon të fitojë mandatin e trete 4- vjeçar në zgjedhjet e se dielës, por me paraqitjen e re te koalicionit rezultatet nuk shihen qarte. Partia Kristian/Demokrate e Merkelit aktualisht qeveris koalicionin e ashtuquajtur “verdhe e zi” me partine pro-biznesit, Demokratet e Lire, FDP.
Përkrahja për aleatin e saj ka shënuar renie, gjatë këtyre muajve. Sondazhet e fundit tregojne se FDP mund te siguroje 6 %, vetem 1 % mbi pragun e lejuar, per të hyrë në Parlament.
Eksperti Manfred Guellner i Institutit të kërkimeve “Forsa” thotë për Reuters se “fitorja për Merkelin mund të ndodhe, por FDP nuk do të mundë të tërheqe mjaftueshem votues të dielën, për të vazhduar në Qeveri”. Sipas Forsa-s, Partia Kristian/Demokrate e Merkelit se bashku me simotren e saj Unionin Kristian/Social do te marrin 39 për qind, ndersa partia social/demokrate ne opozite apo SPD, 25 për qind, FDP do te mund te marre 5 për qind dhe Partia e Gjelber, 9 për qind. Por pavaresisht sondazheve, analistet thone se ata jo doemos reflektojne diten e zgjedhjeve.
Nëse Merkel fiton, atehere ne Dhomen e Ulet te Parlamentit apo Bundestag ajo do te kete shumice por jo te forte, ndersa Dhoma e Larte do te jete e dominuar nga e majta, e cila mund te bllokoje inisiativat e medha.
Kercenim eshte edhe partia e re anti-euros, Alternativa per Gjermanise AFD, e cila mund te hyje per here te pare ne Parlament, parashikohet t’i mohoje shumicen Merkelit duke intensifikuar debatet per Europen, ne prag te zgjedhjeve parlamentare qe do te zhvillohen ne muajin qershor. Cfare eshte perfolur me shume deri tani është bashkimi i “Volksparteien”, dy partive te popullit, CDU-se se Merkelit dhe SPD-se se Shtajnbryk, qe punuan shume mire bashke ne mandatin e pare te Merkelit ne vitin 2005-2009.
Por ish-ministri i Financave Pir Shtajnbryk, kandidati i SPD-se per kancelar, gjate fushates eshte zotuar se nuk do te beje asnje bashkim te dyte me Merkelin. Nese Merkel fiton nje mandate te trete ajo do te jete nje nder tre udheheqesit e pasluftes qe e arrijne kete, pas Helmut Kolit dhe Konrad Adenauerit.
Top Channel