Për një modele, kjo është periudha më e ngarkuar e vitit.
Pas fotografimeve me linjat e bikinive në disa prej destancioneve më të bukura, njëkohësisht më të largëta të botës dhe sfilatave me veshje intime, tashmë vjen periudha e ngarkuar e Krishtlindjeve, e cila mban edhe rekordin e shitjeve.
Për të përballuar këtë periudhë kaq të ngarkuar, ëngjëlli i “Victoria’s Secret” dhe njëkohësisht një imazh për “Gucci”, “Chanel” dhe “Oscar de la Renta”, Lindsay Ellington ka një sekret të sajin.
“Kam një pije të veçantë, e cila më bën të ndihem më e fuqishme dhe më në formë. Bëhet fjalë për një pije me bazë bajamesh, të cilës i shtoj gjalpë kikirikësh, duke marrë kështu proteinat për të cilat kam nevojë”, deklaroi Ellington.
Top Channel