Azia jug-lindore përballet me “përbindëshin”

20/09/2013 00:00

Vendet e Azisë Jug-lindore po përgatiten të përballen me tajfunin më të fuqishëm të këtij viti, i konsideruar një përbindësh.

Uragani tropikal, “Usagi” me erëra që kapin një shpejtësi deri në 175 kilometra është drejtuar drejt Filipineve dhe Tajvanit. Meteorologët parashikojnë që në pak ditë në zonat ku do kalojë ky tajfun të bien reshje shiu në sasinë që në kohë normale do të duhej një muaj.

Autoritetet e vendeve ku është projektuar kalimi i stuhisë së përbindëshme kanë nisur përgatitjet për t’u përballur me të. Banorët janë këshilluar të tregohen të kujdesshëm, ndërsa urdhëra zhvendosjeje janë dhënë për ata që banojnë në zona të ulëta bregdetare.

Uragani ka një diametër prej 1 mijë kilometrash dhe në rrugëtimin e tij pritet të prekë zonat lindore të Kinës gjatë fundjavës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB