I mori mbi 600 mijë euro të moshuarës që kujdesej dhe trashëgoi dy apartamente, kujdestarja dënohet me 6 vite burg
Të paktën 18 oficerë të policisë afgane kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një prite të ngritur nga talebanët në provincën veri-lindore të Badakhshan-it.
Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm afgan që saktësoi se një hetim i mirëfilltë ka nisur për zbardhjen e sulmit.
Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin duke deklaruar se kishin marrë nën kontroll armët e patrullës policore dhe trupat e pajetë të disa të vrarëve duke deklaruar se i kishin dorëzuar ato tek udhëheqësit tribalë të zonës.
Të paktën 47 talebanë janë vrarë në operacionet e ndryshme të policisë dhe ushtrisë afgane në këtë rajon.
Top Channel