Trupa të pajetë në liqenin e Oklahomas

19/09/2013 00:00

Një stërvitje rutinë e policisë lokale amerikane në Oklahoma përfundoi me zgjidhjen e misterve për të paktën 6 vrasje të ndodhura në vitet ’60-’70.

Policia dhe kadetët e rinj po testonin pajisjet zhytëse në liqenin Foss në Oklahoma kur ranë në kontakt pamor me dy automjete të vjetra të ndryshkura dhe të mbuluara nga balta.

Makina që u zbulua e para ishte një Chevrolet e vitit 1952 ndërsa tjetra një Chevrolet Camaro e 1969. Zhytësit fillimisht u gëzuan për gjetjen e këtyre automjeteve, por kur më pas hodhën një sy në brendësi të tyre u tmerruan.

Në sediljet e automjeteve ndodheshin kafka dhe mbetje skeletesh njerëzore. Pas nxjerrej në sipërfaqe u verifikua se së bashku me dy automjetet kishin humbur jetën 6 persona, 3 në njërën makinë dhe 3 në tjetrën.

Banorët vendas shpresojnë që të zbardhin misterin e zhdukjes së tre adoleshentëve në vitin 1970 dhe të një personi tjetër të zhdukur në fillimet  viteve ’60, që sipas raportimeve ishte bashkë me një të afërm dhe një shok.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB