Shtyhet sërish vendimi i Kuvendit të Kosovës për të legjitimuar privatizimin e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Edhe këtë herë arsyeja ishte mungesa e kuorumit. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të lëvizjes Vetëvendosje refuzuan të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, në të cilën do të miratohej raporti i komisionit qeveritar për shitjen e PTK-së.

Por, përveç deputetëve të dy partive opozitare, në seancë nuk kanë qenë as deputetet e pozitës, çka e ka bërë të pamundur vazhdimin e seancës për këtë temë.

Subjekti tjetër opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka braktisur seancën me arsyetimin se nuk ka logjikë që opozita ta bëjë kuorumin kur as deputetët e pozitës nuk janë prezent.

Çështja e vendimit të Kuvendit për privatizimin e PTK-së do të diskutohet në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit e cila pritet të mbahet të hënën.

Top Channel