Një biznesmen britanik mund të shohë vilën e tij të ëndrrave, e cila i kushtoi dy milionë paund për t’u ndërtuar që të prishet nga autoritetet….pasi ai ndërtoi një pjesë të saj pa leje.
Në një vend si Shqipëria ku ndërtimet pa leje janë një fenomen i njohur dhe që ndodh shpesh, një rast i tillë duket si i ardhur nga një planet tjetër.
Megjithatë,në një shtet ku ndërtimi dhe urbanistika janë rreptësisht të kontrolluara nga autoritetet, shtesa që Syed Raza Shah i bëri banesës së tij në Bedfordshire, mund t’i kushtojë shtrenjtë atij.
Milioneri kishte një banesë në pronën e tij, për të cilën arriti të nxirrte leje nga bashkia për një shtesë prej 45% te hapesires ekzistuese.
Pas punimeve, specialistët kontrolluan planin dhe vërtetuan se Shah kishte shtuar jo një hapësirë sa gjysma e shtëpisë së mëparshme, por praktikisht e kishte trefishuar atë, duke investuar 2 milionë paund, rreth 2,5 milionë euro.
Një ndryshim i tillë plani abuziv ka bërë që ndaj tij të ngrihet një çështje penale dhe shtëpia e ëndrrave, tashmë mund të rrëzohet në tokë e gjitha.
Top Channel