Rritet varfëria në SHBA

19/09/2013 00:00

Raporti më i fundit i zyres amerikane të Statistikave për varfërinë dhe
të ardhurat në Shtetet e Bashkuara, nuk eshte shume optimist.

Sipas dokumentit te cilesuar gjitheperfshires, 46.5 milionë njerez ne kete vend jetojnë në apo nën nivelin e varfërisë, çka nenkupton të ardhura vjetore prej 23 mijë e 550 dollarësh për katër persona. E thene ndryshe, nje ne shtate amerikane është i varfër. Statistikat per 2012-ten nuk tregojnë ndonjë ndryshim të madh nga viti i mëparshëm.

Studiuesit theksojne se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimëkëmben nga 2007-ta, viti perpara se të fillonte recesioni global dhe te dhenat i fundit i shohin si shenje te mungeses se aftesise se qeverise per ta vene ne fre kete situate. Zeri i Amerikes citon njerin prej tyre, Michael Tanner, i cili veren se administrata shpenzon afro 1 trilion dollar çdo vit në nivel federal dhe shtetëror për programe kundër varfërisë, e perseri ndikimi ne uljen e  saj ka qene fare minimal.

Kjo do te thote se per zgjidhjen e ngerçit nuk po ndiqet rruga e duhur e mbase duhen marre ne konsiderate taktika te tjera, shprehet Tanner. Të ardhurat mesatare për familjet në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar ishin pak më shumë se 51 mijë dollarë. Qe nga viti 2007, keto te ardhura kanë rënë me 8.3 për qind. Raporti perllogarit edhe te ardhurat mes grupeve etnike, ku fitimet me te emdha i regjistrojne familjet aziatike, ndersa hispanikët dhe zezakët marrin pothuajse gjysmën e kësaj shume.

Top Channel