Reagime të fuqishme ka shkaktuar në Greqi vrasja e një 34-vjeçari
antifashist nga një ekstremist i djathtë, simpatizant i partisë
neonaziste Agimi i Arte.
 

Deri ne oret e vona te nates ne qytetet me te medha te vendit situata ka qene e tensionuar, nga perleshjet dhe aktet e dhunes ne rruget e Athines, ne lagjen ku u krye vrasja, por edhe ne Selanik para zyrave te Agimit te Arte, ne Patra, ne Iraklio te Kretes, ne Kalamata dhe Ksanthi. Sipas burimeve policore ka pasur dhjetera te shoqeruar dhe disa arrestime.

“Kjo ngjarje eshtë një paralajmërim më shumë se vetëm e bashkuar, lëvizja antifashiste mund të ndalojë bandën vrasëse të Agimit të Artë, e cila është duke vepruar e pashqetësuar dhe me bekimin e Qeverisë”, thotë një qytetar grek.

Me ngjyrat me te erreta pershkruajne mediat greke vrasjen e pare me motive politike ne vend ,nga nje neonazist grek. Shok nga krimi i Agimit te Arte. “Deri ketu”, eshte titulli i gazetes “Ta Nea”. Ne nje fond te zi me fotografine e kengetarit te vrare Pavlos Fissas“Eleftherotipia” rikujton dy vargje te nje kenge te tij drejtuar neonazisteve: Kujdes se mos qaj,kujdes se mos frikesohem.“Rezistoni, bisha e nazismit po vret” -ben thirrje gazeta “To Ethnos”,ndersa proqeveritarja “Eleftheros Tipos” ka si titull-‘Greqia ne prag te cmendines’.

Gazeta“Demokracia”, titullon editorialin e saj “Skene e luftes civile- tmerr per me te keqen”,ndersa opozitarja ‘Avgji’, e konsideronaktin e vrasjes si “Thike ndaj demokracise”. Nderkohe xhiron e botes ben fotografia me fjalet e nje nene lene ne vendin e vrasjes ku shkruan: “Me vjen turp qe jam greke dhe po rris femijet e mi ne nje vend vrasesish”.
 
“Ne të gjithë duhet të marrin masa. Jemi në rrezik, fëmijët tanë janë në rrezik, dinjiteti ynë. Na fyejne. Fashizmi është gjëja më e keqe e njerëzimit”, thotë një qytetare.

Sic zbulon e perditshmja to ‘Ethnos’, qe publikon dhe fotografine perkatese, vrasesi 45-vjeçar ka qene nje prej pjesëtareve te brigadave te nderhyrjes qe sterviten ne kampe te posaçme te Agimit te Arte. Ne komentet e shtypit te huaj per ngjarjet dramatike ne Greqi veçohet artikulli i britanikes ‘The Guardian’, qe konsideron 34- vjeçarin si grekun e pare qe ka humbur jeten nga duart e Agimit te Arte. Ndersa ne nje prej komenteve te francezes ‘Liberation’ thuhet “Demokracia vdiq aty ku lindi”. Edhe ‘Financial Times’ ne artikullin e fundit thekson se tashme politikanet greke po mendojne seriozisht pas ketij akti edhe pse me vonese, te nxjerrin jashte ligjit partine neonaziste Agimi i Arte. ‘Amnesty International’ u ben thirrje organeve greke te veprojne menjehere ne menyre qe vala e dhunes se krijuar te mos dale nga kontrolli.

Top Channel