Papa: Kisha duhet të shërojë plagët

19/09/2013 00:00

Papa Françesku ka deklaruar se Kisha Katolike është shumë e fokusuar në predikimin për abortin, homoseksualët dhe për këto duhet të bëhet më i mëshirshëm.

Ai paralajmëroi se struktura e moralit të Kishës mund të rrëzohet si një shtëpi prej letre nëse nuk ndryshon. Papa përdori intervistën e parë më të madhe të tij për të shpjeguar komentet që kishte bërë në korrik për homoseksualët.

Ai tha për një revistë jezuite se Kisha duhet të tregojë ekuilibër dhe të “shërojë plagët”. Ati i shenjtë përdori intervistën me 12 mijë fjalë për “La Civilta Cattolicato” për të prezantuar prioritetet e tij si Papë, si dhe interesat e tij kulturore.

Vizioni i tij për të bazuar besimin e Kishës Katolike në rregulla shënon një kontrast me prioritetet e parardhësit të tij, Gjon Pali II dhe Benedikti XVI, që ndoqi doktrinën si udhëheqësen supreme për klerin.

“Kabineti pastoral i kishës nuk mund të obsesionohet me një shumllojshmëri të shpërbërë doktrinash që të imponohen me insistim”, deklaroi Papa.

“Ne duhet të gjejmë një balancë, ndryshe edhe struktura morale e kishës ka gjasa që të shembet njësoj si një shtëpi letrash, duke humbur freskinë dhe aromën e Ungjillit”, vijoi ati i shenjtë.

Në vend të kësaj, shtoi ai, Kisha Katolike duhet të punojë për të shëruar plagët e besimtarëve dhe të kërkojë e gjejë ata që janë përjashtuar ose kanë humbur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB