Faktet për armët kimike në Siri

19/09/2013 00:00

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia do t’i dorëzojë Këshillit të Sigurimit fakte që fajësojnë kryengritësit në sulmin e 21 gushtit në periferi të Damaskut.

“Ne duhet të gjejmë se nga kush u krye ai sulm”, tha kryediplomati rus. Zyrtarët sirianë i dorëzuan faktet Moskës, të cilat, sic raportojnë mediat ndërkombëtare, Lavrov nuk i ka parë ende. Më herët, zv/ministri i Jashtëm rus, Sergei Rjabkov tha se faktet u dorëzuan gjatë një udhëtimi në Siri. Sipas tij, duhet të analizohen, pa dhënë asnjë të dhënë për përmbajtjen e tyre. Rjabkov kritikoi raportin e hetuesve të OKB-së duke thënë se është i shtrembëruar dhe i njëanshëm.

Në përgjigje të komenteve të tij, Ake Sellstrom qe drejtoi ekipin e hetuesve te OKB-se tha: “Mendoj se Rusia nuk po kritikon raportin por procesin, që ai e përshkroi një cështje politike. Ministri i Jashtëm francez Loren Fabius u shpreh i habitur me reagimin e rusëve.

Organizata e te Drejtave te Njeriut “Human Rights Watch” duke bërë një vëzhgim të saj për raketën e mbushur me gaz sarin, që u lëshua me 21 gusht, thotë se ajo u lëshua nga një garnizon i forcave ushtarake.

Shtetet e Bashkuara fajësojnë qeverinë për sulmin me armë kimike, ndërsa Moska dhe Damasku  këmbëngulin se përgjegjës janë kryegritësit. Raporti  i OKB-së i publikuar të hënën nuk zbuloi fajtorë, por konkluzioni i tij ishte se më 21 gusht, gjatë sulmit në Damask u përdorën armët kimike.

Autori i raportit, Ake Sellstrom i tha BBC-së se megjithëse zbulimi dhe shkatërrimi i armëve kimike në Siri është një punë e lodhshme, ajo mund të arrihet. Të martën pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit u takuan në Nu Jork për të diskutuar projekt/rezolutën e paraqitur nga Britania e Madhe, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Ata kërkojnë që rezoluta të përfshijë edhe kërcënimin për ndërhyrje ushtarake  nëse Siria nuk çarmatoset nga armët kimike, por Rusia e kundërshton këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB