Armët, Assad mori lëndën e parë nga Gjermania

19/09/2013 00:00

Në një intervistë televizive, Angela Merkel e pranoi se kimikatet e
eksportuara drejt Sirise për qëllime civile, mund të përdoreshin fare
mirë edhe për prodhimin e gazit helmues.

Duke iu pergjigjur kerkeses se nje anetari te Parlamentit, ajo rrefen se 137 tone te dy substancave baze te gazit sarin, ishin derguar ne Siri mes viteve 2002-2006.Zyrtaret, sipas Merkelit, po perpiqen megjithate te sigurohen se çfare ndodhi konkretikisht me kimikatet e eksportuara pas 2006-s dhe perpara majit te vitit 2011, kur Gjermania vuri kontrolle te rrepta mbi dergesat ne kete vend.

Shkaterrimi i armeve kimike siriane eshte spostuar tashme ne qender te vemendjes dhe ekspertet mendojne se marreveshja e Gjeneves e ka vertet potencialin ta ndryshoje dinamikën e konfliktit të përgjakshëm me shume se dyvjecar. Edhe pse ajo nuk ka ndikuar ne uljen e intensitetit te luftimeve te ashpra ne vendin e trazuar, mund te jape rezultate afatgjata.

Por ne kendveshtrimin e vezhguesve ne terren, te humburit nga ujdia jane kryengritesit. Bashar al Assad-i del i fituar, sepse po perfiton kredibilitet nga Rusia dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar. Barak Obama nuk pajtohet me nje pikepamje te tille. “Nuk di sesi mund te fitoje Assad-i legjitimitet pasi vrau me gaz helmues te rritur e femije apo pasi ushtaret e tij kane marre me mijera jete te pafajshme”, është shprehur Obama.

E verteta eshte se marreveshja e eliminoi kercenimin e menjehershem ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, dhe rebelet që shpresonin të përfitonin nga situata, tani jane te bindur se operacionet ushtarake do te ashpersohen. ekspertet shtojne se marrëveshja rrit edhe statusin ndërkombëtar të Presidentit Vladimir Putin, në një kohë që Moska vazhdon të furnizojë me armë Damaskun. nga ana tjeter, edhe pse armet kimike mund të eliminohen nga fushëbetejat, ato konvencionale do të vazhdojnë të marrin jetë njerezish dhe lufta civile ne Siri do te vazhdoje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB