Venezuelë, vdesin 16 të burgosur

18/09/2013 00:00

Dhuna në një burg të Venezuelës ka shkaktuar 16 viktima mes të burgosurve pas një sherri bandash rivale.

Ngjarja ka ndodhur në Maracaibo. Sipas autoriteteve, disa nga viktimave u është prerë koka.

Burgjet në Venezuelë njihen për mbipopullimin e tyre dhe Maracaibo mban 4000 persona, pesë herë më shumë se kapaciteti i tij.

Llogaritet se në burgjet e Venezuelës vdesin çdo vit rreth 500 persona si pasojë e dhunës.

Top Channel