Vajza “e artë” Blake Lively

18/09/2013 20:00

Ndërsa karriera e saj kinematografike është në rritje të vazhdueshme, Blake Lively la gjurmët e saj të pashlyeshme edhe në një prej pasarelave më prestigjioze të botës.

E ftuar nderi në paradën e “Gucci”-it në javën e modës në Milano, 26-vjeçarja ishte në gjendje që të tërhiqte mbi vete shumë prej shikimeve të spektatorëve.

Bashkëshortja e Ryan Reynolds, arriti këtë vëmendje jo vetëm me linjat e saj të admirueshme, por edhe me zgjedhjen e veçantë në veshjen e saj, atë të një fustani me ngjyrë ari që e bëri atë unike mes të gjithë të pranishmëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA