Turqi, rikthehen protestat

18/09/2013 00:00

Në Turqi jane rikthyer protestat, të nxitura këtë herë nga vdekja e një
demonstruesit javën e kaluar në qytetin kufitar të Hatay-t.

Rrethanat e vdekjes se 22-vjeçarit jane te paqarta. Policia thote se ra nga nje ndertese, ndersa demonstruesit kembengulin se eshte goditur. Mijera vete u grumbulluan ne pika te ndryshme te stambollit per te marshuar drejt qendres se tij. Protestat, pergjithesisht paqesore, moren nje tjeter drejtim pas nderhyrjes se policise me pompa uji e gaz lotsjelles. Qeveria e ka bere te qarte se tubimet e paligjshme do te marrin kunderpergjigjen e ashper te forcave te rendit. Megjithate, perpjekja e policise per t’i shperndare demonstruesit me dhune, shkaktoi edhe me teper zemerim duke çuar drejt nje pershkallezimi te situates.

Trazirat jane perhapur edhe ne kryeqytetin Ankara.Ngjarjet e fundit vijne ne vazhden e protestave anti-qeveritare te fillim-veres, te cilat u perhapen ne mbare Turqine. Njerezit ngriten ne kete menyre zerin kunder atij qe e pershkruajne si stil gjithmone e me autoritar te qeverisjes së Rexhep Taip Erdoanit. Edhe pse vala e fundit e tubimeve nuk eshte ne shkallen e protestave të mëparshme, kreu i ekzekutivit zotohet per një përgjigje të fortë, me pretendimin se Qeveria e tij është viktimë e një komploti.

Top Channel