Të shtëna me armë zjarri nga persona ende të panjohur për policinë u verifikuan mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë.

Ngjarja ka bërë që rruga “Mustaf Statofci” në kryeqytetin kosovar për disa orë mbeti e bllokuar për qarkullimin e veturave.

Sipas zëdhënësit të policisë kosovare, ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit në një nga kazinotë e Pishtinës, e cila gjendet afër parkut të qytetit.

Famirësisht nuk ka pasur asnjë përson të lënduar, ndërkohë që policia njofton se është në ndjekje të të dyshuarve.

Top Channel