SHBA, rikthehet debati për armët

18/09/2013 00:00

Sulmi vdekjeprurës në kantierin e Marinës ne Washington ka rindezur
debatin e armëve të zjarrit ne Shtetet e Bashkuara. Barak Obama deklaroi
se ka bërë gjithë çfarë kishte në dorë për këtë çështje, të cilën tani,
sipas tij, i takon Kongresit ta zgjidhë.

“Fakti qe nuk kemi nje sistem te qendrueshem kontrolli dhe arkivimi te te dhenave eshte pikerisht ai qe na ben kaq te cenueshem perballe episodeve te tilla te dhunes. Shqetesohem sepse ky po kthehet ne nje ritual qe perseritet cdo tre apo kater muaj. perballe ketyre ngjarjeve, te gjithe shprehim nje tmerr te kuptueshem. te gjithe perpiqemi tu gjendemi prane familjeve qe perballen me humbje te jashtezakonshme, ama nuk kemi vullnetin te ndermarrim veprime bazike, qe padyshim, do te ndryshonin dicka”, tha Obama.
 
Per Obamen, kontrolli i armeve eshte nje prej pikave kresore te axhendes  se tij te zvarritura nga Kongresi pa asnje justifikim. ‘Ky eshte shembull i asaj qe kemi pare te ndodhe me reformen e emigracionit apo buxhetin’, tha shefi i Shtepise se Bardhe.

Shumica e amerikaneve, perfshire ketu dhe simpatizantet republikane jane gati ta bejne kete vend te ece perpara, por perpjekjet tona vazhdojne te bllokohen. disa ligjvenes amerikan kerkuan te dine pas ngjarjes se rende sesi ka mundur nje njeri me probleme të shëndetit mendor dhe një histori të keqpërdorimit të armëve te siguroje pune në qeverinë federale dhe qasje në një nga mjediset më të sigurta ushtarake.

Megjithate, edhe keta kongresmene vete nuk ishin të një mendimi nëse Kongresi duhet të rishikojë legjislacionin mbi kontrollin e armëve në përgjigje të incidentit të fundit me armë zjarri në vend.

SHBA, shtohen masat e sigurisë

Pas ngjarjes së rëndë në kantierin e Marinës në Washington, Sekretari
amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel urdhëroi rishikimin e masave të
sigurisë në të gjitha objektet ushtarake amerikane në mbarë botën. Shefi
i Pentagonit vendosi një kurorë me lule në nderim të 12 viktimave të
incidentit të së hënës.

Autori i sulmit Aaron Alexis, u qëllua për vdekje nga policia rreth 30 minuta pasi hapi zjarr mbi punonjesit e bazes ne fjale. Sipas Byrose Federale te Hetimit, 34-vjeçari ka vepruar i vetëm dhe përdori një leje-hyrje të vlefshme për te hyre ne kantierin e Marines. Arsyet e gjestit ekstrem jane ende te panjohura, por policia kembengul se nuk ka ndonje prove per lidhje të këtij sulmi me terrorizmin.

Autoritetet sqaruan se Alexis 34-vjeçari vuante nga paranoja e nga çrregullime të gjumit dhe trajtohej për probleme mendore. Ne muajt korrik e gusht, ai kishte punuar ne te pakten 6 baza ushtarake pa shkaktuar asnje problem. Alexis e kishte filluar shërbimin në forcat rezervë të marinës amerikane në vitin 2007 dhe u largua janarin e 2011-tes pas disa episodeve te perseritura te shkeljes së rregullave dhe arrestimeve. Para se t’i bashkohej forcave të marinës ai ishte pjesë e të paktën një incidenti tjetër. Policia në Seattle e arrestoi në vitin 2004 për të shtëna me armë zjarri në një makinë pas një grindjeje, por ne ate rast, askush nuk mbeti i plagosur.

Top Channel