OSBE: Të dixhitalizohet RTSH-ja

18/09/2013 00:00

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias i kërkon qeverisë shqiptare që të nxisë reformimin e transmetuesit publik, dixhitalizimin e medias elktronike, si dhe të sigurojë akses në informacion.

Transmetuesi publik RTSH, tha Dunja Mijatoviç, duhet të reformohet plotësisht, t’u ofrojë qytetarëve lajme të balancuara, t’i zbavisë dhe edukojë ata.

Gjatë një takimi me kryeministrin e vendit Edi Rama, përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias e vuri theksin tek dixhitalizimi i medias eletkronike, si një mundësi për pluralizëm më të madh në media.

Pas heqjes tashme të dënimit me burg për shpifje nga Kodi Penal, ajo kërkoi që hapi tjetër të pasojë me dekriminalizimin plotësisht të shpifjes.

Por nga ana tjetër ajo theksoi dhe nevojën për të siguruar pavarësinë e Autoritetit të Mediave Audiovizive nga ndikimet politike, si dhe financimin e nevojshëm për këtë institucion. Për të gjitha këto, Mijatoviç u ofroi autoriteteve mbështetjen e OSBE-së.

Gjatë qëndrimit të saj dyditor në Tiranë, ajo u takua edhe me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, ministrin e Punëve të Jashtme Bushtai, kryterain e PD Basha dhe autoritete të tjera.

Top Channel