Kutcher-Kunis ngushëllojnë njëri-tjetrin

18/09/2013 21:10

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis udhëtuan deri në Izrael, për të qenë pjesëmarrës në funeralin e një kryerabini, i vlerësuar prej aktorit si babai i tij shpirtëror.

Rabini Berg ishte themelues i Qëndrës së Kabbalasë së Los Anxhelosit, një kishë e frekuentuar nga një listë e gjatë yjesh të Hollivudit, përfshi Ashton, ish-bashkëshortja e tij Demi Moore, Madonna, Paris Hilton apo Britney Spears.

Kutcher dhe Kunis u fotografuan gjatë funeralit të veshur me të bardha e duke ndjekur ceremonitë tradicionale të traditës hebraike.

Gjatë ceremonisë së përcjelljes së rabinit Berg, Kunis u shfaq e përlotur, duke gjetur ngushëllim në krahët e të dashurit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA