Iran, rikthehen përkohësisht rrjetet sociale

18/09/2013 00:00

Mbrëmjen e së hënës në Iran u rikthye shkurtimisht qasja direkte në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, e ndërprerë që në 2009-n pas protestave anti-qeveritare të organizuara përmes internetit.

Disa iranianë patën mundësi t’i përdornin edhe njëherë faqet e bllokuara, por autoritetet fajësuan “problemet teknike” për këtë ndodhi e këmbëngulin se politika zyrtare nuk ka ndryshuar. Episodi vjen në kohën kur me kërkesë të Departamentit Amerikan të Thesarit u mbyll faqja i një figure të opozitës vendase, Mehdi Karoubi.

Për veprimin që vetë Karoubi e cilësoi “irritues”, u përmenden sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara, të cilat nuk i lejojnë kompanitë amerikane t’u ofrojnë shërbime iranianëve.

Top Channel