“Kjo nuk është një luftë e pafundme”, Netanyahu premton paqe, Trump flet për afat 4-javor Silvio Berlusconi po mendon të garojë në Estoni për zgjedhjet europiane,
një vend ku ligjet italiane të cilat i ndalojnë kavaljerit kandidimin,
nuk kanë asnjë vlerë juridike.
Sado e cuditshme të tingellojë, ‘il Messagero’ pretendon se ish-Kryeministri i Italise po gjen gjithmone e me shume mbeshtetje per kete ide te tij.
Ligji Severino i ndalon te gjithe italianet e denuar me mbi 2 vjet burg te marrin pjese ne zgjedhje politike. Ne fillim te gushtit, Berluskoni u denua me 4 vjet heqje lirie per evazion fiskal, te reduktuara me pas ne nje.
Vendimi i Gjykates shkaktoi peshtjellim ne mbare skenen politike te Italise duke qene se kercenoi te fundoste qeverine e koalicionit, ku partia populli i lirise ishte lojtari kryesor. Sipas nje ligji te miratuar nga qeveria e Mario Montit vitit qe shkoi, Berlusconi, pjesemarres ne Senat, rrezikon edhe perjashtimin nga parlamenti.
76-vjeçari kembengul se vendimi kunder tij ishte i motivuar politikisht dhe se ka ndermend t`ja paraqese çeshtjen gjykates kushtetuese. PDL argumenton se senati duhet te prese vendimin e kesaj te fundit para se te diskutoje debimin e tij nga parlamenti. Berlusconi ka apeluar nderkohe edhe ne gjykaten europiane te te drejtave te njeriut ne strasburg. il messagero shkruan se asgje nuk mund ta pengoje ish-kreun e Qeverise te paraqese kandidaturen e tij per zgjedhjet europiane si perfaqesues i nje shteti tjeter anetar te BE-se, ku ligji Severino nuk ka fuqi vepruese. estonia eshte vendi ku miku i ngushte i Berlusconi-t, Ernesto Preatoni, nje biznesmen i krimbur ne para, ka krijuar bazen e tij te pushtetit.
Per levizjen e kavaljerit ekziston madje edhe nje precedent, ai i gazetarit Giulietto Chiesa, i cili u paraqit ne zgjedhjet europiane te 2009-s si kandidat i Letonise.
Top Channel