Athinë, sherr mes shqiptarëve dhe grekëve

18/09/2013 00:00

Një sherr për motive të dobëta i verifikuar mbrëmjen e së martës midis disa shiqptarëve dhe grekëve në rrugët e lagjes Monastiraki, në qendër të Athinës, ka përfunduar në një konflikt të dhunshëm.

Dy turistë italianë të ndodhur në vendngjarje, duke parë se gjakrat po nxeheshin u përpoqën t’i ndanin dy grupet, të cilat ishin të armatosura me mjete të forta si thika dhe shkopinj dhe filluan të godisnin njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve të mediave greke, shkaku kryesor ka qenë një vajzë. Konflikti u përhap në disa rrugë të kësaj lagjeje ku të rinjtë grekë ndiqnin shqiptarët

Ndërsa forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje shoqëruan në rajon 89 persona dhe po hetojnë nëse kanë qenë pjesëmarrës në ngjarje.

Katër shqiptarët dhe dy turistët italianë që u përpoqën të ndalonin ngjarjet e dhunshme mbetën të plagosur dhe u dërguan në një prej spitaleve të Athinës ku morën edhe ndihmën e parë mjekësore.

Top Channel