Rreth 2000 aplikacione votimi kanë mbërritur nga Serbia në adresën e Komisionit Qendror të zgjedhjeve gjatë ditës së martë.

Këtë e bëri të ditur anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Adnan Rrustemi. Ai nëpërmjet telefonit tha se aplikacionet janë sjellë nga OSBEe-ja në adresën e KQZ-së në ditën kur përfundon aplikimi i votuesve jashtë vendit.

Sipas tij një veprim i tillë është i paligjshëm për shkak se më herët KQZ kishte refuzuar kërkesën OSBE-së për t’i sjellë aplikacionet e serbëve të cilët nuk jetojnë në Kosovë.  Rustemi shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të ketë kohë për të verifikuar këtë numër të madh aplikacionesh.

Zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk foli për këtë cështje me arsyetimin se afati për të aplikuar për regjistrimin e votuesve është deri në orën 24:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me kërkesë të diasporës kishte shtyrë dy herë afatin për votuesit jashtë vendit duke iu dhënë kështu më shumë mundësi serbëve të shpërngulur pas luftës që të votojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Top Channel