Aniston: Nuk jam shtatzanë

18/09/2013 20:50

Thashethemet mbi shtatzaninë e Jennifer Aniston duket se janë një prej mënyrave të preferuara të mediave rozë në SHBA për të kaluar kohën.

Megjithatë, si zakonisht, ato morën të njëjtën përgjigje prej aktores… mohimin.

Disa orë pasi një prej revistave më prestigjioze dhe më në zë të vendit, “US Weekly”, shpalli në faqe të parë lajmin për shtatzaninë e 44-vjeçares, nga kampi i aktores erdhi një përgënjeshtrim i prerë, ndërsa miq të saj të afërt thanë se nuk kishin dëgjuar kur të flitej për pritjen e një fëmije nga Jennifer.


Faqja e pare e “US Weekly”, lajmi i shtatzanise se Aniston jepet si i sigurt

Me një titull që e bënte të sigurt shtatzaninë dhe për më tepër, shkruante se Aniston ndihet shumë e lumtur për fëmijën e saj dhe se ka filluar të blejë veshje të reja për shtatzaninë, për revistën do të ishte një turpërim publik nëse lajmi do të rezultojë i rremë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA