Spanjë, dyndje emigrantësh afrikanë

17/09/2013 16:20

Disa qindra emigrantë të jashtëligjshëm rrëzuan pjesërisht një pjesë të një rrjete 6 metra të lartë, që ndan territorin spanjoll të Melilës, të ndodhur në Afrikë, nga pjesa tjetër e Marokut.

Rreth 100 persona arritën të kalonin nga pjesa e dëmtuar e garthit, duke kërkuar azil ekonomik në Bashkimin Europian.

Gjashtë policë spanjollë patën nevojë për asistencë mjekësore për shkak të përballjes me klandestinët, ndërsa një emigrant theu këmbën pasi u rrëzua duke kaluar rrjetën metalike nga sipër.

Me mijëra shtetas afrikanë mbërrijnë çdo vit në Marok me shpresën e kalimit në qytetin spanjoll të Melilës ose Seutës, territori i dytë i Spanjës i rrethuar nga territori maroken.

Së fundmi, numri i klandestinëve që përpiqen të sigurojnë një të ardhme më të mirë në Europë ka pësuar një rritje të ndjeshme, për shkak të paqëndrueshmërisë politike që ka përfshirë vendet e Afrikës Veriore dhe Qëndrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA