“Kjo nuk është një luftë e pafundme”, Netanyahu premton paqe, Trump flet për afat 4-javor Për dy javë rresht, kriza siriane ka qenë në fokusin e tij, por tani Kongresi Amerikan po e rikthen vemendjen tek çështjet e ngutshme fiskale brenda kufijve, të cilave po u afron afati ligjor për gjetjen e një zgjidhje.
Kërkesa e presidentit për diskutimin e sulmit të mundshëm në Siri i detyroi ligjvënësit të linin mënjanë të paktën për momentin çështjen e financimit të agjensive qeveritare dhe rritjen e tavanit të borxhit.
Por, koha nuk premton më. Nëse ata nuk do të miratonin një plan për shtyrjen e afatit për financimin e administrates, qeveria federale do të mbyllej më 1 tetor.
Po te mos rritet tavani i borxhit, Shtetet e Bashkuara rrezikojnë mospagimin e tij dhe uljen e vleresimit te kredimit.
“Disa dite me pare”, kujton “Zeri i Amerikes”, “presidenti Obama bëri të njohura përparësitë e tij fiskale. Ai tha se duhet trajtuar siç duhet buxheti federal, të shlyhen pagesat dhe të merren rrogat në kohë, në mënyrë që të ruhet besimi i plotë, si dhe niveli i kreditimit i Shteteve të Bashkuara”.
Por çfarë e pengon këtë? Një mosmarrëveshje ndërpartiake lidhur me sistemin shëndetësor të propozuar nga presidenti Obama.
Ky ligj synon t’u ofrojë sigurim shëndetësor amerikanëve që nuk e kanë atë. Ligji fillon të hyjë në fuqi më 1 tetor.
Republikanët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, thonë se nuk do të votojnë për projekt-buxhetin nëse prej tij nuk hiqen fondet e parashikuara për reformën shëndetësore.
Demokratët, të cilët kanë freret e Senatit, zotohen se do të kundërshtojnë çdo ligj buxhetor që nuk përmban fonde për reformën shëndetësore.
Ligjvënësit republikanë janë përpjekur ta bllokojne ligjin që në fillimin e konceptimit të tij, më 2010.
Tani që pritet që ai të zbatohet, shumë vetë i shohin mosmarrëveshjet fiskale si shansin e fundit për të patur sukses në hedhjen poshtë të saj.
Top Channel