Ringrihet Costa Concordia

17/09/2013 00:00

Përfundoi me sukses në orët e para të së martës operacioni më i kushtueshëm në historinë e shpëtimit të një anijeje detare.

Bëhet fjalë për “Costa Concordia”, anija që pas 20 muajsh në brigjet e ishullit Griglio u ringrit falë angazhimit të mbi 500 inxhinierëve e specialistëve dhe të derdhjes së mbi 500 milion eurove, që të gjitha këto për të bërë të lundrojë sërish anijen gjigante prej 114 tonësh.

Forcat e mbrojtjes së mjedisit njoftuan se nga mjeti lundrues dolën rreth 50 mijë metra kub/ujë që ndot ujërat e kristalta të detit të Toskanës. Qeveria italiane ka bërë të ditur se do t’i kërkojë dëmshpërblim kompanisë “Costa Crociera” e cila po paguan edhe operacionin e drejtimit të anijes, me një kosto prej rreth 600 milionë dollarë.

“Costa Concordia”, e konsideruar si tempulli lundrues i detrave, në çastin e përplasjes kishte në bord 4200 persona, 32 prej të cilëve humbën jetën. Ndërkohë pritet të zhvillohet më 23 shtator seanca e ardhshme e gjyqit kundër komandantit të anijes Francesco Schettino i cili rrezikon deri 20 vjet burg.

Top Channel