Prokuroria merr në pyetje ish-gardistin Skeja

17/09/2013 00:00

Ish-gardisti Fatos Skeja është pyetur në Prokurorine e Krimeve të Rënda në lidhje me rastin e gjobvënies së një shtetasi, rast i cili ishte kallëzuar në polici dhe që po hetohej prej një muaji.

Së bashku me ish-gardistin, prokurorët e krimeve të rënda kanë thirrur dhe pyetur edhe oficerë të policisë së shtetit të njësisë speciale që morën pjesë në aksionin për kapjen e autoreve, operacion i cili dështoi.

Sipas grupit hetimor, oficerët e policise duhet të japin përgjigje se përse nuk u finalizua me arrestime operacioni “Dorëzim i Kontrolluar”, operacion i cili u krye në Dajt dhe në kohën kur gjobëvënësit duhet të merrnin shumën prej gati 100 mijë dollarësh, policia nuk ia doli mbanë t’i kapte.

Pikërisht në këtë moment, gjatë arratisjes, autoret janë larguar, duke u lënë targat e automjetit oficerëve të policisë.

Nga verifikimet rezultoi se kjo makinë, me të cilën u larguan gjobëvënësit i përkiste një prokurori të Prokurorisë Shkodër.

Ky i fundit, i pyetur gjatë kësaj të marte deklaroi se makinen ia kishte dhënë për përdorim Skejës, por ish-gardisti, nga ana e tij u shfajësua duke thënë se automjetin ia kishin vjedhur brenda ditës.

Prokuroria deklaroi ne rrugë jo zyrtare se policia ka luajtur  bllofin me mediat, duke thënë se Skeja u arrestua të hënën ose u shoqerua, pasi gjatë fazës së pyetjes rezulton se Skeja është paraqitur vetë në polici për të dhënë detaje për mjetin e humbur.

Gjithsesi pritet qe hetimet te hedhin drite jo vetem per autoret qe mbeten te paidentifikuar, por edhe te zbardhin faktin nese ky aksion i policise ishte dekonspiruar apo jo.

Top Channel