Kriza godet prodhuesit e makinave

17/09/2013 16:15

Shitjet e prodhuesve europianë të makinave pësuan një rënie prej 5% gjatë muajit gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat u raportuan nga Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilëve.

Në total, 653 872 automjete u shitën në gusht dhe mes tregjeve të BE-së, vetëm ai i Britanisë shfaqi rritje, me 10,5%.

Mes prodhuesve, “Peugeot” regjistroi rënien më të madhe, me 18%, ndërsa shtëpia prodhuese më e madhe e kontinentit, gjermania “Volksëagen” gjithashtu vuajti goditjen e krizës, me 11% rënie në shitje.

Marka me rendimentin më të mirë të shitjes ishte “BMË”, që pavarësisht krizës ekonomike që ka goditur kontinentin regjistroi një rritje prej 9,9% në shitjet e saj.

Të dhënat i përkasin vetëm shitjeve në 28 vendet anëtare të BE-së, plus atyre që kanë nënshkruar marrëveshjen europiane të tregëtisë së lirë.

Në tetë muajt nga janari në gusht u shitën vetëm 7,84 milionë automjete, shifra më e ulët që kur shoqata nisi të grumbullonte të dhënat në vitin 1990.

Top Channel