Gjermanët larg politikës

17/09/2013 00:00

Të dekurajuar e të përjashtuar, gjermanët duken të mërzitur nga
politika. Gjithmonë e më pak prej tyre dalin të votojnë, partitë
tkurren, të rinjtë sidomos preferojnë të angazhohen diku tjetër, vëren
“Deutsche Welle”.

Në radhë të parë partitë e mëdha në Gjermani kanë probleme me rekrutimin e brezit të ri. Numri i anëtarëve të partive bie, në të njëjtën kohë mesatarja e tyre e anëtarëve janë gjithnjë e më të moshuar. Para tridhjetë vjetësh në PSD një ndër tre anëtarë ishin nën moshën 35-vjeçare, sot ky raport eshte nje ne 10.  

Kjo vihet re edhe në pjesëmarrjen në zgjedhje. Para nje dekade, rreth 80 për qind e të gjithë qytetarëve gjermanë dilnin të votonin, në zgjedhjet e fundit ishin vetëm 70 përqind. Edhe pse ne krahasim me vende te tjera, Gjermania nuk mund te konsiderohet edhe aq keq, paraqet shqetesim te madh fakti qe nje grup i caktuar njerezish nuk voton me. Jovotuesit jane distancuar krejtesisht nga pjesëmarrja aktive në demokraci, thone ekspertet.

Refuzimi i tyre per te dhene voten eshte nje lloj proteste dhe shprehje e pakenaqesise me kasten politike. Hendeku bëhet gjithnjë e më i madh ndërmjet atyre, që marrin pjesë shumë aktive në jetën sociale dhe politike dhe atyre që janë të përjashtuar. Zgjimi i interesit te ketyre grupeve per politiken eshte kthyer ne një sfidë e vërtetë për shoqërinë.

Top Channel