Filipine, lirohen dhjetëra pengje

17/09/2013 00:00

Disa dhjetëra civilë të mbajtur peng nga rebelët myslimanë në jug të Filipineve janë liruar nga trupat ushtarake të cilat sa vjen e po fitojnë më shumë terren.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ushtarët kanë marrë nën kontroll 70 për qind të zonës të kontrolluar më parë nga rebelët.

Luftëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar u vendosën në disa pjesë të qytetit Zamboanga më 9 shtator dhe që atëherë janë strehuar në fshatra bregdetare.

Trupat qeveritare janë angazhuar në beteja të ashpra me ta, të cilët në shumë raste kanë përdorur civilët si mburojë njerëzore.

“Në 18 orët e fundit kemi arritur të çlirojmë 116 persona si rezultat i presionit të trupave tona në terren”, ka deklaruar toger-kolonel Ramon Zagala për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Gjithësesi, mbetet ende e paqartë se sa civilë vazhdojnë të mbahen peng, teksa luftimet mes dy palëve vazhdojnë. Televizionet lokale treguan pengjet të lodhura nga mbajtjta e gjatë, ndërkohë që disa prej tyre rezulton të jenë arratisur.

Po nga mediat lokale që citojnë autoritetet qeveritare mësohet se anëtarë të Frontit Nacional Çlirimtar kanë rrëmbyer një oficer policie në Zamboanga, Jose Chiquito Malayo.

Rreth 60 persona raportohet të kenë humbur jetën në luftime, shumica e të cilëve janë rebelë, njoftojnë më tej autoritetet.

Frontit Nacional Çlirimtar është një grup paraushtarak që lufton për pavarësinë e Manilës, ishulli që është dhe kryeqyteti i Filipineve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta