Përgjatë 12 orëve, deri në 15.30 të së merkurës, Gjykata e Apelit do të mendohet dhe do të dalë me një verdikt të formës së prerë për dosjen 21 janari, për të cilën janë nën akuzë ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe ish-gardisti Agim Llupo.
Gjatë kësaj kohe, treshja gjyqësore e apelit, e përberë nga relator Ervin Metalla dhe anëtarë Agim Bendo e Evgjeni Sinoimeri konsiderohen sipas kodit të tërhequr në dhomën këshillimit.
Në seancën e kësaj të marte, palët si akuza edhe mbrojtja këmbëngulën në versionet e tyre, ku për prokurorinë dy ish-zyrtaret e gardës, Prendi dhe Llupo duhet të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 23 vjet e 25 vjet burgim përkatësisht për secilin për akuzen e vrasjes me dashje.
Për mbrojtjen, dy ish-gardistët janë të pafajshëm dhe gjithçka ka ndodhur në demonstraten tragjike të 21 janarit ishte në permbushje të detyrës dhe ruajtjes së institucioneve.
Megjithatë, prokurorët e apelit, Shkëlqim Hajdari e Altin Dumani, përgjatë mbi katër orë procesi gjyqësor u treguan të ashpër në konkuluzionet e tyre, duke kërkuar prishjen e vendimit të shkallës së pare si i dhënë në zbatim të gabuar të ligjit dhe pa analizuar minimalisht provat.
Për Ndrea Prendin, thanë prokurorët, kjo gjykatë është thellësisht kontradiktore, e nuk jep në asnjë rresht shkaqet se përse e shpall këtë individ të pafajshëm.
Akuza ndaj tij është personale dhe aspak në adresë të Gardës së Republikës.
Prokuoret vijuan më tej duke kundërshtuar vendimin e shkallës se parë, duke akuzuar se në asnjë moment gjykata nuk analizoi se ku ndodheshin demostruesit që u vranë dhe çfarë veprimesh po kryenin.
Viktimat, tha prokurori, kanë emra konkretë dhe gjykata minimalisht duhet t’i përmendte secilin se ku ishin dhe jo t’i identifikoje thjesht me turmën.
Prokurori, duke iu referuar provave kujtoi se Hekuran Deda ishte i ulur në platformen e gazetareve dhe nuk ishte agresiv, Ziver Veizi ishte me ftytyre nga kryeministri dhe nuk po kryente asnje veprim, e Faik Myrtaj po ashtu.
Madje, prokurori theksoi se deshmitaret thane se ne ato çaste ai po qeshte.
Duke iu referuar doktrines qe mesohet ne Fakultetin e Drejtesise, prokuroret kujtuan se gjykata kerkonte motivin, por harroi qe raste te tilla parashikohen si kazuse te dashjes se percaktuar e qe do te thote sipas prokuroreve se Ndrea Prendi dhe Agim Llupo e kane parashikuar ardhjen e pasojes ne momentin qe qelluan me arme luftarake ne drejtim te demostruesve.
Për Prokurorine, po ashtu edhe referimi qe i behet “rasti Xhuliani” eshte ne shkelje te rende te kodit, pasi ne penale nuk lejohet analogjia.
Pavaresisht kesaj, avokatet mbrojtes replikuan duke kujtuar se vendimet e Strasburgut jane burime te se drejtes edhe në Shqipëri.
Top Channel