Uashington, atentat në bazën ushtarake

16/09/2013 00:00

Të paktën 12 persona mbetën të vrarë dhe 4 të tjerë të plagosur rende, pas tre persona të armatosur me armë automatike hapën zjarr në një bazë ushtarake të marinës amerikane në Uashington.

Njeri nga atentatorët u qëllua për vdekje nga trupat policore ndersa dy te tjere jane shpallur ne kerkim.

Ata qëlluan në mënyrë joselektive mbi turmën e punonjësve gjatë mëngjesit të së hënës.

Atentatori i vrare u identifikua si një punonjës 50-vjeçar i bazës, i cili së fundmi kishte marrë një letër në të cilën informohej se “statusi i tij i punësimit” do të ndryshonte.

Identiteti i atentatoreve te tjere nuk eshte bere ende publik.

Megjithatë, njohja e 50-vjeçarit si një punonjës i bazës bën që të hetuesit të përqendrohen gjithmonë e më shumë tek pista e një hakmarrje personale dhe jo tek ajo e terrorizmit, e raportuar fillimisht nga disa media amerikane.

Midis të plagosurve, kater jane shoqeruar ne nje nga spitalet e Uashingtonit ne gjendje kritike per jeten.

Mbi tre mijë persona punojnë në komandën e bazës së marinës në fjalë, përfshi inxhinjerë dhe teknikë që kanë për detyrë të mirëmbajnë e riparojnë luftanijet dhe nëndetëset e bazës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA