PD: Rama të bëjë transparencë

16/09/2013 19:45

Përmes zëdhënëses së grupit parlamentar, Partia Demokratike i kërkoi kryeministrit Rama transparencë dhe informacion, pasi sipas saj ky është një detyrim për qeverinë.

Jorida Tabaku tha se kodi i heshtjes i miratuar një ditë më parë është nje propogandë e vjetër me metoda të reja.

“Qeveria Rama po starton duke formuar një sistem të mbyllur për informimin e publikut, kur gjithçka duhet të kalojë me transparencë. Transparenca dhe informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim. Suksesi i qeverisë nuk mund të sajohet në zyrat e ateljeve, por duhet të tregohet aty ku punohet, mësohet dhe shërbehet”, deklaroi Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA