Ndryshimi i ligjit për punësim, protesta në Poloni

16/09/2013 00:00

Prej ditësh, Polonia është përfshirë nga protesta anti-qeveritare,
boshtin e të cilave e përbën pakënaqësia ndaj ndryshimeve të propozuara
në ligjin e punësimit.

Tubimi i pare ishte ai i se merkures ne Varshave ku moren pjese me dhjetera mijera vete. Demonstratat kane vazhduar per disa dite duke kulmuar me ate te se shtunes; me shume se 100.000 sindikaliste e mbeshtetes te thirrjeve te tyre kunder qeverise liberale te kryeministrit Donald Tusk mbushen sheshet e kryeqytetit polak.

Kjo ishte demonstrata më e madhe ne vend prej vitesh te tera, organizuar nga Konfederata e Përgjithshme e Sindikatave.  

“Më në fund po zgjohemi,” ishin thirrjet e drejtuesve te sak. T`i jepet fund vjedhjes se popullit dhe perbuzjen se pushtetareve per punetoret. Protestuesit kerkojne doreheqjen e Tuskut, si rrugen e vetme per ndryshimin e politikave sociale ne Poloni. Tubimet, sipas lidereve te sindikaliste jane kembana e fundit e e alarmit per qeverine.

Kjo vale protestash nuk ishte krejtesisht e papritur, sepse situata ka kohe që po zien. Vitin e kaluar protestuan infermieret dhe mjekët, bujqit, e pastaj edhe 7.000 mësues, të cilëve pas pushimeve të verës nuk u dhanë më shumë kontrata, sepse shumë shkolla janë mbyllur ose janë bashkuar për shkak të ndryshimeve demografike.

Mosha e daljes në pension u rrit nga 65 vjeç në 67 vjeç dhe sindikatat kërkojnë që ajo të jetë sërish 65 vjeç. Përveç kësaj, pretendohet një pagë minimale më të lartë dhe më shumë të drejtat për punëtorët, sepse edhe këto janë përkeqësuar pas liberalizimit të ligjit të punës.

Nëse pakënaqësia vazhdon të rritet, ajo mund të çojë në zgjedhje të reja dhe në një rikthim të Jaroslaë Kaczynskit, rivendosja e te cilit ne krye te ekzekutivit shihet me frike jashte kufijve per faktin se simpatizon hapur kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe dëshiron “një Budapest në Varshavë”.

Top Channel