
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë të hënën mandatin deputetit të
PD-së për qarkun e Lezhës Mhill Fufi, pas dorëheqjes së deputetit të
këtij qarku, Vasil Bicaj, i cili nuk pranoi të bënte betimin në
parlament.
Në bazë të ligjit, pas refuzimit të mandatit të njërit prej deputetëve, mandati i kalon pasardhësit të listës shumemërore të paraqitura nga ana e subjektit politik fitues apo e koalicionit fitues që në këtë rast është Mhill Fufi.
Mëhill Fufi ishte i pesti në listën e PD në Lezhë. Ai u bë protagonist gjatë ditë së zgjedhjeve, në datën 23 qershor në qytetin e Laçit ku pas një përballje me armë mbeti i vdekur simpatizanti i LSI-së, Gjon Gjoni, dhe u plagosën tre persona të tjerë, mes tyre deputeti i ri, i PD-së, Mhill Fufi, vëllai i tij, Kastriot Fufi dhe një afërm i tyre.
Top Channel